Smoothie me limon dhe arrë kokosi

No comments

Ekzistojnë shumë kombinime magjike të shijeve dhe limoni me arrën e kokosit është një ndër më të mirat. Kjo përzjerje kremoze është e ngjashme me një cheesecake dhe falë balancës së proteinave, mineraleve dhe yndyrnave të shëndetshme ky smoothie mund të përdoret si nje vakt i mirë dhe energjik.

Përbërësit për 1 person:

  • 1 banane e ngrirë
  • 1 lugë gjelle fara kërpi Linwoods
  • 2 lugë gjelle arrë kokosi e grirë ( e pa ëmbëlsuar) Lien Ying
  • 1 hurmë arabie pa bërthame
  • 1 lugë gjelle pluhur proteinik me vanilje
  • 1 lugë çaji pluhur spirulina Green Origins opsionale
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë çaji lëkurë e grirë limoni
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • ¾ filxhan qumësht bajame Provamel
  • 1 filxhan akull

Përgatitja:

Në një blender miksoni të gjithë përbërësit përvec akullit derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas shtoni akullin dhe përzieni sërish.

baronesha1Smoothie me limon dhe arrë kokosi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.