Lëngu i eliksirit me limon, xhinxher e spec të kuq

No comments

LENGU I ELIKSIRIT ME LIMON, XHINXHER E SPEC TË KUQ

Koha e përgatitjes: 3 minuta nëse caji me xhinxher është gati

Kjo pije cudibërëse është shumë e mirë për të nisur ditën në mënyrë të shëndetshme dhe pozitive. Për këtë nuk ka masa të mirëpërcaktuara të përbërësve kështu që mund të eksperimentoni dhe të shihni se si i përshtatet më mirë shijeve tuaja.

Përbërësit për 1 racion:

  • 1/4 – 1/3 filxhan lëng limoni të freskët (lëngu i 1 limoni të madh)
  • 240– 300ml çaj i koncentruar xhinxheri (i ftohtë, i ngrohtë apo në temperaturë ambjenti)
  • 120- 180ml ujë kokosi ( mund të përdorni 360ml caj xhinxheri nëse nuk keni ujë kokosi) CHI
  • ½ lugë e madhe pluhur spirulina Vegan Leben
  • 1/8 – 1/4 lugë çaji spec i kuq pluhur

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe niseni ditën me këtë pije. Mund t’i shtoni edhe pak kanellë.

Vlerat ushqyese:

Limoni

Përvecse shijes së athët është një neutralizues i aciditetit të trupit. Kur kemi shumë aciditet në trup, sistemi ynë imunitar kompromentohet dhe energjia bie. Nga të gjitha agrumet limoni është fruti më detoksifikues. Studimet kanë nxjerrë se limoni ka një sërë dobish për trupin si:

  • Rrit imunitetin
  • Ndihmon sistemin tretës
  • Pastron zorrët
  • Pastron lekurën
  • Shpërbën mukozen
  • Nuk ka asnjë efekt negativ

Nuk ka asnjë pije më te mirë për të nisur mëngjesin se uji me limon. Me asnjë kalori, një gotë 360-470ml me ujë me limon në mengjes ju ndihmon të nisni ditën shëndetshëm dhe me energji. Duke i shtuar cajin e xhinxherit, ujin e kokosit dhe specin e kuq ju perfitoni një eliksir të vërtetë për trupin tuaj.

Speci i kuq Cayenne

Specat e kuq Cayenne janë të pasur me vitaminë C dhe përdoren si ilaç natyror. Janë të pasur gjithashtu me “bioflavonide” dhe pigmente bimore. Capsaicin është përbërësi kryesor i specave cayenne dhe përdoret si bazë e kremrave të ditës. Cayenne nxit metabolizmin dhe ju ndihmon të digjni kaloritë. Për këtë arsye ju mund të shtoni këtë pluhur në ujë, lëng domate apo lëngje të tjera frutash e perimesh.

Xhinxheri

Xhinxheri i freskët ka një shije të ndryshme nga pluhuri. Është një rrënjë me shije të ëmbël e të mprehtë dhe mund të gjendet gjatë gjithë vitit. Mund të shtohet në lëngje apo të pihet si çaj. Mund të shtohet në salca, supra apo pure. Studimet janë duke konfirmuar nocionin shekullor që xhinxheri është një promovues shumë i mirë i shëndetit. Përmban disa lloje antioksidantesh bimore, përfshirë gingerol. Ka përbërës aktiv të cilët i japin bimës fuqi kuruese të qelizave kancerogjene, duke i ofruar qelizave mbrojtje nga radikalet e lira të dëmshme.

baronesha1Lëngu i eliksirit me limon, xhinxher e spec të kuq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.