Kjo salcë është një kënaqësi që mund t’i falni vetes, familjes apo miqve tuaj. Është një recetë e thjeshtë që mund të bëhet gati në pak minuta. Është një zëvendesues shumë i mire i salcave të gatshme që janë të ngopura me kalori dhe yndyrna. Salca e avocados me spirulina është e pasur me vlera ushqyese dhe ka pak kalori.
Avokado përmban shumë vitamina dhe minerale të nevojshme për një dietë të shëndetshme e të ekuilibruar. Përmban vitamina A,B,C,E,K, bakër, hekur, fosfor, magnez, kalium, fibra dhe “phytonutrient”
Herën e ardhshme që do të donit një ushqim të shpejtë provoni këtë salcë. Edhe pse një salcë e shpejtë, sasia e spirulinës që përmban ju jep një qasje të shëndetshme me superushqimet e natyrës.
Përbërësit:
- 1 avokado
- Pluhur paprika për shije
- 1 lugë gjelle salcë tamari ose soje Meridian
- 1 lugë çaji pluhur spirulina Green Origins
Përzieni të gjithë përbërësit dhe është gati.
Leave a Reply