Brownies me miell kokosi

No comments

Koha e përgatitjes: 25 minuta

Shërben: 9 racione

Përbërësit:

1/3  filxhan vaj kokosi Biona Organic

1/2 filxhan pluhur kakao pa sheqer

6 vezë të mëdha

1 filxhan sheqer kokosi Biona Organic

1/4 filxhan qumësht Paturages

1/4 lugë çaji kripë

1/2 filxhan miell kokosi Suma

Përgatitja:

  1. Ngroh furrën në 180 gradë Celsius.
  2. Shkri vajin e kokosit në një tigan të vogël bashkë me pluhur kakao. Hiqe nga nxehtësia. Lëre të ftohet.
  3. Në një tas të madh, përziej bashkë vezët, sheqerin e kokosit, qumështin dhe kripën.
  4. Hidhi më ngadalë miksin e kakaos. Përzieje bashkë me miellin e kokosit.
  5. Përzierjen hidhe në një tepsi.
  6. Piqe për 25-30 minuta derisa një kunjë të dalë e pastër.
baronesha1Brownies me miell kokosi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.