Tas Buddha me Quinoa dhe Qiqra

No comments

Një buddha tepër e kënaqshme, e shëndetshme, me lëndë ushqyese të pasura me kale të avulluar, qiqra, quinoa, dhe salcë tahini me 3-përbërës! Vetëm 7 përbërës të nevojshëm për këtë vakt të shijshëm bimor.

Koha e përgatitjes: 1 orë e 5 minuta

Koha e gatimit: 1 orë e 15 minuta

Koha totale: 2 orë e 20 minuta

Shërben: 4 racione

Përbërësit:

Qiqra

200 g qiqra të thata Suma

Ujë

½ lugë kafe kripë deti Casa Rinaldi

Quinoa

1 lugë gjelle vaj avokado Nature’s Aid

184 g quinoa e bardhë Bio Greno

420 ml ujë

Pak kripë deti

Kale

1 tufë ose mund të përdorësh spinaq

Salca Tahini

120 g tahini Meridian

¼ lugë kafe kripë deti

¼ lugë kafe pluhur hudhre Appetita

60 ml ujë

Kur e shërben (opsionale por e rekomanduar)

Lëng limoni i freskët

Përgatitja:

  1. Zhyti qiqrat brenda natës në ujë të freskët (6-8 orë) ose përdor metodën e shpejtë: vendosi qiqrat e shplarë në një tenxhere dhe mbuloji me ujë. Zieji për 1 minutë. Pastaj fike zjarrin, mbuloji dhe lëri të pushojnë për 1 orë. Pastaj thaji, shplaji dhe vendosi sërish në tenxhere.
  2. Për të gatuar qiqrat e zhytura në ujë, vendosi në një tenxhere dhe mbuloji me ujë. Zieji me zjarrë të lartë, pastaj ule zjarrin, hidhi kripë dhe përzieji, lëri të gatuhen pa kapak për 40 minuta – 1 orë 20 minuta (në varësi të madhësisë së qiqrave)
  3. Provoje një kokërr pas 40 minutash për t’a parë sa janë zbutur. Kokrrat duhet të jëne të zbutura dhe lëkura fillon të hiqet. Sapo të jenë zier, thaji dhe lëri mënjanë pasi ti kesh hedhur pak kripë.
  4. Në 30 minutat e fundit që qiqrat po zihen, fillo të gatuash quinoa në një tigan me zjarr mesatar. Kur të jetë nxehur hidhi pak vaj dhe quinoa. Fërgoji për 2-3 minuta duke e përzier vazhdimisht.
  5. Shtoji ujë dhe rrite nxehtësinë derisa të fillojë të ziejë. Kur të ketë zier, ule nxehtësinë, mbuloje dhe lëre të gatuhet për 18-22 minuta ose derisa quinoa të zbutet dhe uji të përthithet. Pastaj hiqe nga nxehtësia dhe fshije me letër për të hequr lagështinë.
  6. Fillo përgatitjen e salcën me tahini, kripë dhe pluhur hudhre në një tas të vogël duke e përzier. Pastaj shtoji ujë derisa të formohet salca.
  7. Dhe në fund kale e zier ose spinaqi. Shto ujë në një tigan mesatar dhe zieje me nxehtësi mesatare. Pastaj hidh kale ose spinaq dhe mbuloje me kapak. Lëre të zihet me avull për 1-2 minuta. Hiqe nga zjarri dhe vendose ne tas të vogël.
  8. Kur t’a shërbesh, ndaje quinoa, qiqrat dhe kale nëpër tasa dhe vëri përsipër salcën tahini. Shtoji pak lëng limoni për më shumë shije.
  9. Të ndarë vec mund të ruhen për 4 ditë në frigorifer.

 

baronesha1Tas Buddha me Quinoa dhe Qiqra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.