Biskota çokollate me fara chia

No comments

Shërben: 12 biskota

Përbërësit:

1 filxhan gjalp kikiriku natyral Whole Earth

1 lugë gjelle pluhur kakao pa sheqer Ivoria

1 lugë gjelle fara chia Vegan Leben

1 vezë e madhe

1 lugë gjelle shurup panje Bio Greno

Përgatitja:

  1. Ngroh sobën në 180 gradë. Shtro një letër gatimi
  2. Përziej mirë të gjithë përbërësit në një tas
  3. Bëj 12 forma të rrumbullakta me brumin e përgatitur dhe vendosi në tepsinë e mbuluar nga letra. Shtypi me një pirun dhe lëri të piqen për 10 minuta ose derisa cepat të bëhen krokante.
  4. Hiqi nga furra dhe lëri të ftohen.
  5. Biskotat zgjasin deri në 48 orë në një tas të mbyllur hermetikisht.
baronesha1Biskota çokollate me fara chia
read more

Tas Buddha me Quinoa dhe Qiqra

No comments

Një buddha tepër e kënaqshme, e shëndetshme, me lëndë ushqyese të pasura me kale të avulluar, qiqra, quinoa, dhe salcë tahini me 3-përbërës! Vetëm 7 përbërës të nevojshëm për këtë vakt të shijshëm bimor.

Koha e përgatitjes: 1 orë e 5 minuta

Koha e gatimit: 1 orë e 15 minuta

Koha totale: 2 orë e 20 minuta

Shërben: 4 racione

Përbërësit:

Qiqra

200 g qiqra të thata Suma

Ujë

½ lugë kafe kripë deti Casa Rinaldi

Quinoa

1 lugë gjelle vaj avokado Nature’s Aid

184 g quinoa e bardhë Bio Greno

420 ml ujë

Pak kripë deti

Kale

1 tufë ose mund të përdorësh spinaq

Salca Tahini

120 g tahini Meridian

¼ lugë kafe kripë deti

¼ lugë kafe pluhur hudhre Appetita

60 ml ujë

Kur e shërben (opsionale por e rekomanduar)

Lëng limoni i freskët

Përgatitja:

  1. Zhyti qiqrat brenda natës në ujë të freskët (6-8 orë) ose përdor metodën e shpejtë: vendosi qiqrat e shplarë në një tenxhere dhe mbuloji me ujë. Zieji për 1 minutë. Pastaj fike zjarrin, mbuloji dhe lëri të pushojnë për 1 orë. Pastaj thaji, shplaji dhe vendosi sërish në tenxhere.
  2. Për të gatuar qiqrat e zhytura në ujë, vendosi në një tenxhere dhe mbuloji me ujë. Zieji me zjarrë të lartë, pastaj ule zjarrin, hidhi kripë dhe përzieji, lëri të gatuhen pa kapak për 40 minuta – 1 orë 20 minuta (në varësi të madhësisë së qiqrave)
  3. Provoje një kokërr pas 40 minutash për t’a parë sa janë zbutur. Kokrrat duhet të jëne të zbutura dhe lëkura fillon të hiqet. Sapo të jenë zier, thaji dhe lëri mënjanë pasi ti kesh hedhur pak kripë.
  4. Në 30 minutat e fundit që qiqrat po zihen, fillo të gatuash quinoa në një tigan me zjarr mesatar. Kur të jetë nxehur hidhi pak vaj dhe quinoa. Fërgoji për 2-3 minuta duke e përzier vazhdimisht.
  5. Shtoji ujë dhe rrite nxehtësinë derisa të fillojë të ziejë. Kur të ketë zier, ule nxehtësinë, mbuloje dhe lëre të gatuhet për 18-22 minuta ose derisa quinoa të zbutet dhe uji të përthithet. Pastaj hiqe nga nxehtësia dhe fshije me letër për të hequr lagështinë.
  6. Fillo përgatitjen e salcën me tahini, kripë dhe pluhur hudhre në një tas të vogël duke e përzier. Pastaj shtoji ujë derisa të formohet salca.
  7. Dhe në fund kale e zier ose spinaqi. Shto ujë në një tigan mesatar dhe zieje me nxehtësi mesatare. Pastaj hidh kale ose spinaq dhe mbuloje me kapak. Lëre të zihet me avull për 1-2 minuta. Hiqe nga zjarri dhe vendose ne tas të vogël.
  8. Kur t’a shërbesh, ndaje quinoa, qiqrat dhe kale nëpër tasa dhe vëri përsipër salcën tahini. Shtoji pak lëng limoni për më shumë shije.
  9. Të ndarë vec mund të ruhen për 4 ditë në frigorifer.

 

baronesha1Tas Buddha me Quinoa dhe Qiqra
read more

Brownies me miell kokosi

No comments

Koha e përgatitjes: 25 minuta

Shërben: 9 racione

Përbërësit:

1/3  filxhan vaj kokosi Biona Organic

1/2 filxhan pluhur kakao pa sheqer

6 vezë të mëdha

1 filxhan sheqer kokosi Biona Organic

1/4 filxhan qumësht Paturages

1/4 lugë çaji kripë

1/2 filxhan miell kokosi Suma

Përgatitja:

  1. Ngroh furrën në 180 gradë Celsius.
  2. Shkri vajin e kokosit në një tigan të vogël bashkë me pluhur kakao. Hiqe nga nxehtësia. Lëre të ftohet.
  3. Në një tas të madh, përziej bashkë vezët, sheqerin e kokosit, qumështin dhe kripën.
  4. Hidhi më ngadalë miksin e kakaos. Përzieje bashkë me miellin e kokosit.
  5. Përzierjen hidhe në një tepsi.
  6. Piqe për 25-30 minuta derisa një kunjë të dalë e pastër.
baronesha1Brownies me miell kokosi
read more

Lëngu i eliksirit me limon, xhinxher e spec të kuq

No comments

LENGU I ELIKSIRIT ME LIMON, XHINXHER E SPEC TË KUQ

Koha e përgatitjes: 3 minuta nëse caji me xhinxher është gati

Kjo pije cudibërëse është shumë e mirë për të nisur ditën në mënyrë të shëndetshme dhe pozitive. Për këtë nuk ka masa të mirëpërcaktuara të përbërësve kështu që mund të eksperimentoni dhe të shihni se si i përshtatet më mirë shijeve tuaja.

Përbërësit për 1 racion:

  • 1/4 – 1/3 filxhan lëng limoni të freskët (lëngu i 1 limoni të madh)
  • 240– 300ml çaj i koncentruar xhinxheri (i ftohtë, i ngrohtë apo në temperaturë ambjenti)
  • 120- 180ml ujë kokosi ( mund të përdorni 360ml caj xhinxheri nëse nuk keni ujë kokosi) CHI
  • ½ lugë e madhe pluhur spirulina Vegan Leben
  • 1/8 – 1/4 lugë çaji spec i kuq pluhur

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe niseni ditën me këtë pije. Mund t’i shtoni edhe pak kanellë.

Vlerat ushqyese:

Limoni

Përvecse shijes së athët është një neutralizues i aciditetit të trupit. Kur kemi shumë aciditet në trup, sistemi ynë imunitar kompromentohet dhe energjia bie. Nga të gjitha agrumet limoni është fruti më detoksifikues. Studimet kanë nxjerrë se limoni ka një sërë dobish për trupin si:

  • Rrit imunitetin
  • Ndihmon sistemin tretës
  • Pastron zorrët
  • Pastron lekurën
  • Shpërbën mukozen
  • Nuk ka asnjë efekt negativ

Nuk ka asnjë pije më te mirë për të nisur mëngjesin se uji me limon. Me asnjë kalori, një gotë 360-470ml me ujë me limon në mengjes ju ndihmon të nisni ditën shëndetshëm dhe me energji. Duke i shtuar cajin e xhinxherit, ujin e kokosit dhe specin e kuq ju perfitoni një eliksir të vërtetë për trupin tuaj.

Speci i kuq Cayenne

Specat e kuq Cayenne janë të pasur me vitaminë C dhe përdoren si ilaç natyror. Janë të pasur gjithashtu me “bioflavonide” dhe pigmente bimore. Capsaicin është përbërësi kryesor i specave cayenne dhe përdoret si bazë e kremrave të ditës. Cayenne nxit metabolizmin dhe ju ndihmon të digjni kaloritë. Për këtë arsye ju mund të shtoni këtë pluhur në ujë, lëng domate apo lëngje të tjera frutash e perimesh.

Xhinxheri

Xhinxheri i freskët ka një shije të ndryshme nga pluhuri. Është një rrënjë me shije të ëmbël e të mprehtë dhe mund të gjendet gjatë gjithë vitit. Mund të shtohet në lëngje apo të pihet si çaj. Mund të shtohet në salca, supra apo pure. Studimet janë duke konfirmuar nocionin shekullor që xhinxheri është një promovues shumë i mirë i shëndetit. Përmban disa lloje antioksidantesh bimore, përfshirë gingerol. Ka përbërës aktiv të cilët i japin bimës fuqi kuruese të qelizave kancerogjene, duke i ofruar qelizave mbrojtje nga radikalet e lira të dëmshme.

baronesha1Lëngu i eliksirit me limon, xhinxher e spec të kuq
read more

Milkshake me vanilje

No comments

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Përbërësit:

  • 2 banane të ngrira
  • 1 filxhan qumësht kokosi Biona Organic
  • Pak kripë
  • 1 pako e vogël ëmbëlsues stevia MyDietor
  • Gjysmë shkopi vanilje i grirë
  • Nëse keni dëshirë mund të shtoni akull

Përgatitja:

Në një blender vendosni bananet, qumështin e kokosit, kripën, stevian dhe vaniljen dhe i perziejmë me shpejtësi të lartë.

Këshilla:

Nëse lëngu nuk është i plotë mund të shtoni akull në blender.

Mund të shtoni kanellë në fund.

Kujdes të mos e mbani gjatë në blender se nga nxehtësia mund të hollohet.

Mund t’a vendosni edhe në format që përdorni për akulloren dhe t’a përdorni si të tillë.

baronesha1Milkshake me vanilje
read more

Salcë avokado me spirulina

No comments

Kjo salcë është një kënaqësi që mund t’i falni vetes, familjes apo miqve tuaj. Është një recetë e thjeshtë që mund të bëhet gati në pak minuta. Është një zëvendesues shumë i mire i salcave të gatshme që janë të ngopura me kalori dhe yndyrna. Salca e avocados me spirulina është e pasur me vlera ushqyese dhe ka pak kalori.

Avokado përmban shumë vitamina dhe minerale të nevojshme për një dietë të shëndetshme e të ekuilibruar. Përmban vitamina A,B,C,E,K, bakër, hekur, fosfor, magnez, kalium, fibra dhe “phytonutrient”

Herën e ardhshme që do të donit një ushqim të shpejtë provoni këtë salcë. Edhe pse një salcë e shpejtë, sasia e spirulinës që përmban ju jep një qasje të shëndetshme me superushqimet e natyrës.

Përbërësit:

  • 1 avokado
  • Pluhur paprika për shije
  • 1 lugë gjelle salcë tamari ose soje Meridian
  • 1 lugë çaji pluhur spirulina Green Origins

Përzieni të gjithë përbërësit dhe është gati.

baronesha1Salcë avokado me spirulina
read more

Smoothie “Breakfast at Tiffany’s”

No comments

Përbërësit:

  • 1 filxhan qumësht bajame Provamel
  • 2 filxhan spinaq me gjethe të vogël (baby spinach)
  • ½ filxhan fruta pylli të ngrira Adelie
  • 1 banane
  • 1 lugë gjelle fara liri Linwoods
  • ½ lugë çaji pluhur maca Naturya

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini derisa të formohet lëngu kremoz.

Shijojeni!

baronesha1Smoothie “Breakfast at Tiffany’s”
read more

Smoothie Detox me Chlorella

No comments

Përbërësit për 1 recetë:

  • 1 banane e ngrirë
  • 1 dardhë e qeruar
  • 1 filxhan spinaq
  • 100ml krem kokosi Blue Dragon
  • 1-2 lugë çaji pluhur chlorella Green Origins

Përgatitja:

Ndani bananen në pjesë të mëdha. Lani e qëroni dardhën.

Vendosni bananen, dardhën, spinaqin, kremin e kokosit dhe pluhurin e chlorelles në blender dhe përziejini derisa të formohet një masë kremoze. Nëse doni mund t’i shtoni edhe pak ujë.

Alternativa të tjera të përbërësve:

Mund të përdorni cikore në vend të spinaqit

Avokado në vend të bananes

Mollë në vend të dardhës

Pluhur spirulina në vend të pluhurit të chlorellës

Mund të shtoni fara kërpi, fara chia apo fruta të thata për më shumë shije.

baronesha1Smoothie Detox me Chlorella
read more

Hummus avokado me patatina tortilla me spec djegës chipotle dhe me lime

No comments

Koha e përgatitjes: 10 minuta
Shërben: 4 persona

Përbërësit:

3 thelpinj hudhra, të shtypura

1 lugë çaji kripë

3 lugë gjelle lëng limoni

2 lugë gjelle Tahini Meridian

1 konservë qiqra Annalisa

2-3 lugë gjelle lëng qiqrash

1 avokado, e qeruar, i është hequr bërthama dhe e prerë në kubikë

avokado ose vaj ulliri për garniturë

2 lugë gjelle koriandër e copëtuar

piper i shtypur, i freskët

Spec djegës chipotle dhe patatina tortilla me limon të athët Manomasa, për ta ngjyer

Përgatitja:

Hidh hudhër dhe kripë në një përzierës dhe përzieji, shto lëngun e limonit, Tahinin, qiqra, lëngun e qiqrave dhe avokadon. Përzieji deri sa të krijohet masë homogjene (si smooth-i).

Shërbeji në një tas, hidhi pak vaj sipër, spërkate me koriandër dhe piper të shtypur të freskët.

Shërbeje me patatina tortilla me spec djegës chipotle dhe lime Manomasa.

 

baronesha1Hummus avokado me patatina tortilla me spec djegës chipotle dhe me lime
read more

Sandwich Vegjetarian I Stilit Australian

No comments

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Shërben: 1 person

Përbërësit:

2 feta bukë (me brumë të ardhur, pa gluten, integral – sipas dëshirës suaj)

1/4 lugë çaji Vegemite (sasia sipas shijes)

½ avokado (e prerë në feta ose e shtypur dhe e hapur në bukë)

½ domate ( e prerë në feta të holla)

perime të tjera sipas dëshirës

kripë dhe piper (sipas shijes)

Përgatitja:

Thek bukën dhe hidhi Vegemite SHUMË HOLLË!

Shto avokadon, domaten dhe perimet e tjera sipas dëshirës.

Shto kripë dhe piper sipas dëshirës.

baronesha1Sandwich Vegjetarian I Stilit Australian
read more