Lëngu i eliksirit me limon, xhinxher e spec të kuq

No comments

LENGU I ELIKSIRIT ME LIMON, XHINXHER E SPEC TË KUQ

Koha e përgatitjes: 3 minuta nëse caji me xhinxher është gati

Kjo pije cudibërëse është shumë e mirë për të nisur ditën në mënyrë të shëndetshme dhe pozitive. Për këtë nuk ka masa të mirëpërcaktuara të përbërësve kështu që mund të eksperimentoni dhe të shihni se si i përshtatet më mirë shijeve tuaja.

Përbërësit për 1 racion:

  • 1/4 – 1/3 filxhan lëng limoni të freskët (lëngu i 1 limoni të madh)
  • 240– 300ml çaj i koncentruar xhinxheri (i ftohtë, i ngrohtë apo në temperaturë ambjenti)
  • 120- 180ml ujë kokosi ( mund të përdorni 360ml caj xhinxheri nëse nuk keni ujë kokosi) CHI
  • ½ lugë e madhe pluhur spirulina Vegan Leben
  • 1/8 – 1/4 lugë çaji spec i kuq pluhur

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe niseni ditën me këtë pije. Mund t’i shtoni edhe pak kanellë.

Vlerat ushqyese:

Limoni

Përvecse shijes së athët është një neutralizues i aciditetit të trupit. Kur kemi shumë aciditet në trup, sistemi ynë imunitar kompromentohet dhe energjia bie. Nga të gjitha agrumet limoni është fruti më detoksifikues. Studimet kanë nxjerrë se limoni ka një sërë dobish për trupin si:

  • Rrit imunitetin
  • Ndihmon sistemin tretës
  • Pastron zorrët
  • Pastron lekurën
  • Shpërbën mukozen
  • Nuk ka asnjë efekt negativ

Nuk ka asnjë pije më te mirë për të nisur mëngjesin se uji me limon. Me asnjë kalori, një gotë 360-470ml me ujë me limon në mengjes ju ndihmon të nisni ditën shëndetshëm dhe me energji. Duke i shtuar cajin e xhinxherit, ujin e kokosit dhe specin e kuq ju perfitoni një eliksir të vërtetë për trupin tuaj.

Speci i kuq Cayenne

Specat e kuq Cayenne janë të pasur me vitaminë C dhe përdoren si ilaç natyror. Janë të pasur gjithashtu me “bioflavonide” dhe pigmente bimore. Capsaicin është përbërësi kryesor i specave cayenne dhe përdoret si bazë e kremrave të ditës. Cayenne nxit metabolizmin dhe ju ndihmon të digjni kaloritë. Për këtë arsye ju mund të shtoni këtë pluhur në ujë, lëng domate apo lëngje të tjera frutash e perimesh.

Xhinxheri

Xhinxheri i freskët ka një shije të ndryshme nga pluhuri. Është një rrënjë me shije të ëmbël e të mprehtë dhe mund të gjendet gjatë gjithë vitit. Mund të shtohet në lëngje apo të pihet si çaj. Mund të shtohet në salca, supra apo pure. Studimet janë duke konfirmuar nocionin shekullor që xhinxheri është një promovues shumë i mirë i shëndetit. Përmban disa lloje antioksidantesh bimore, përfshirë gingerol. Ka përbërës aktiv të cilët i japin bimës fuqi kuruese të qelizave kancerogjene, duke i ofruar qelizave mbrojtje nga radikalet e lira të dëmshme.

baronesha1Lëngu i eliksirit me limon, xhinxher e spec të kuq
read more

Milkshake me vanilje

No comments

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Përbërësit:

  • 2 banane të ngrira
  • 1 filxhan qumësht kokosi Biona Organic
  • Pak kripë
  • 1 pako e vogël ëmbëlsues stevia MyDietor
  • Gjysmë shkopi vanilje i grirë
  • Nëse keni dëshirë mund të shtoni akull

Përgatitja:

Në një blender vendosni bananet, qumështin e kokosit, kripën, stevian dhe vaniljen dhe i perziejmë me shpejtësi të lartë.

Këshilla:

Nëse lëngu nuk është i plotë mund të shtoni akull në blender.

Mund të shtoni kanellë në fund.

Kujdes të mos e mbani gjatë në blender se nga nxehtësia mund të hollohet.

Mund t’a vendosni edhe në format që përdorni për akulloren dhe t’a përdorni si të tillë.

baronesha1Milkshake me vanilje
read more

Smoothie “Breakfast at Tiffany’s”

No comments

Përbërësit:

  • 1 filxhan qumësht bajame Provamel
  • 2 filxhan spinaq me gjethe të vogël (baby spinach)
  • ½ filxhan fruta pylli të ngrira Adelie
  • 1 banane
  • 1 lugë gjelle fara liri Linwoods
  • ½ lugë çaji pluhur maca Naturya

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini derisa të formohet lëngu kremoz.

Shijojeni!

baronesha1Smoothie “Breakfast at Tiffany’s”
read more

Smoothie Detox me Chlorella

No comments

Përbërësit për 1 recetë:

  • 1 banane e ngrirë
  • 1 dardhë e qeruar
  • 1 filxhan spinaq
  • 100ml krem kokosi Blue Dragon
  • 1-2 lugë çaji pluhur chlorella Green Origins

Përgatitja:

Ndani bananen në pjesë të mëdha. Lani e qëroni dardhën.

Vendosni bananen, dardhën, spinaqin, kremin e kokosit dhe pluhurin e chlorelles në blender dhe përziejini derisa të formohet një masë kremoze. Nëse doni mund t’i shtoni edhe pak ujë.

Alternativa të tjera të përbërësve:

Mund të përdorni cikore në vend të spinaqit

Avokado në vend të bananes

Mollë në vend të dardhës

Pluhur spirulina në vend të pluhurit të chlorellës

Mund të shtoni fara kërpi, fara chia apo fruta të thata për më shumë shije.

baronesha1Smoothie Detox me Chlorella
read more

Smoothie me banane, luleshtrydhe dhe pluhur maca

No comments

Koha e përgatitjes: 4 minuta

Përbërësit për 1 smoothie:

  • 1 filxhan luleshtrydhe të ngrira Adelie
  • 1 banane e vogël
  • ½ filxhan qumësht bajame pa sheqer Blue Diamond
  • ½ filxhan ujë
  • 1 lugë gjelle pluhur maca Naturya
  • 1 lugë caji mjaltë Rowse Honey
  • Pak pluhur vanilje
  • 1 lugë gjelle fara liri Linwoods, sipas deshirës

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini derisa të formohet lëngu kremoz.

Shijojeni!

baronesha1Smoothie me banane, luleshtrydhe dhe pluhur maca
read more

Smoothie me boronica anti-inflamator

No comments

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Përbërësit:

  • 2 duar spinaq ose perime të tjera me gjethe jeshile sipas deshirës
  • 1 banane e ngrirë
  • ½ filxhan boronica të ngrira Adelie
  • 1 lugë gjelle gjalp bajamesh Meridian
  • ¼ lugë çaji kanellë
  • 1/8 – 1/4 lugë caji spec i kuq pluhur (cayenne)
  • 1 lugë çaji pluhur maca Naturya, sipas deshirës
  • ½ filxhan ujë
  • ½ filxhan qumësht bajame pa sheqer Blue Diamond

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini me shpejtësi të lartë derisa të formohet lëngu kremoz.

baronesha1Smoothie me boronica anti-inflamator
read more

Smoothie me limon dhe arrë kokosi

No comments

Ekzistojnë shumë kombinime magjike të shijeve dhe limoni me arrën e kokosit është një ndër më të mirat. Kjo përzjerje kremoze është e ngjashme me një cheesecake dhe falë balancës së proteinave, mineraleve dhe yndyrnave të shëndetshme ky smoothie mund të përdoret si nje vakt i mirë dhe energjik.

Përbërësit për 1 person:

  • 1 banane e ngrirë
  • 1 lugë gjelle fara kërpi Linwoods
  • 2 lugë gjelle arrë kokosi e grirë ( e pa ëmbëlsuar) Lien Ying
  • 1 hurmë arabie pa bërthame
  • 1 lugë gjelle pluhur proteinik me vanilje
  • 1 lugë çaji pluhur spirulina Green Origins opsionale
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë çaji lëkurë e grirë limoni
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • ¾ filxhan qumësht bajame Provamel
  • 1 filxhan akull

Përgatitja:

Në një blender miksoni të gjithë përbërësit përvec akullit derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas shtoni akullin dhe përzieni sërish.

baronesha1Smoothie me limon dhe arrë kokosi
read more

Smoothie me proteina dhe karamel

No comments

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Përbërësit:

  • 1 banane e madhe
  • 1 lugë e madhe pluhur proteinik
  • 1 e ½ filxhan çaji qumësht bajame Blue Diamond
  • 4-6 hurma arabie pa fara ose 2 lugë gjelle nëse është e shtypur
  • 1 lugë gjelle gjalp farash ose arrash (bajame apo tahini) Meridian
  • 1 lugë gjelle pluhur maca Green Origins, sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të formohet një masë kremoze.

Hidheni në gote dhe shijojeni!

Mund të përdoret përpara palestrës, për mëngjes apo si një ëmbëlsirë.

baronesha1Smoothie me proteina dhe karamel
read more

Smoothie me turmerik dhe kokos kundër plakjes

No comments

SMOOTHIE  ME TURMERIK DHE KOKOS KUNDËR PLAKJES

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Përbërësit:

  • 1 filxhan qumësht kokosi Rude Health
  • ½ filxhan ananas i ngrirë
  • 1 banane e ngrirë
  • 1 lugë gjelle vaj kokosi Biona Organic
  • ½ lugë çaji turmerik (mund të hidhni edhe 1 lugë caji)
  • ½ lugë çaji kanellë
  • ½ lugë çaji xhinxher White Pearl
  • 1 lugë çaji fara chia Vegan Leben
  • 1 lugë çaji pluhur maca Naturya

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni derisa të formohet lëngu kremoz.

Shijojeni!

baronesha1Smoothie me turmerik dhe kokos kundër plakjes
read more